×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK sulmon sërish RTV Dukagjinin, merren edhe me një punëtor teknik të televizionit

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 15:30

    Shefi i shtabit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi përmes një konference për media ka njoftuar se kjo parti nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me TV Dukagjinin dhe çdo platformë mediale që është në pronësi të Ekrem Llukës.


    Gjoshi ka thënë se zyrtarët e PDK-së nga sot nuk do të marrin pjesë në asnjë debat politik të Radiotelevizionit Dukagjini, i cili ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por tashmë e ka arritur kulmin.

    “ Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heshtë më përballë manipulimeve mediale dhe presionit të pronarëve të tyre, që për shkak të marrëveshjeve të pista biznesore abuzojnë me hapësirën publike, duke u bërë mjet propagandues të Albin Kurtit, përfshirë këtu specifikisht televizionin e Ekrem Llukës. Për ta mbështetur këtë që po e themi, ju njoftojmë se personi përgjegjës për menaxhimin e rrjeteve sociale të televizionit Dukagjini, me inicialet H.S., është person përgjegjës edhe për menaxhimin e rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, llogaritë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të televizionit Dukagjini menaxhohen nga i njëjti ekip, nga e njëjta zyre dhe me të njëjtat pajisje”, ka thënë ai.

    Gjoshi tha se personi përgjegjës për menaxhimin e rrjeteve sociale të televizionit Dukagjini, me inicialet H. S., është i njëjti person përgjegjës edhe për menaxhimin e rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Pra, llogaritë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të televizionit Dukagjini menaxhohen nga i njëjti person, i njëjti ekip, nga e njëjta zyre dhe me të njëjtat pajisje”, tha ai.

    Gjoshi më tej vazhdoi duke thënë se Ekrem Lluka duhet t’u japë përgjigje deklaratave që tash e 25 vjet qarkullojnë në Kosovë, se ai ka qenë i vetmi shqiptar pjesëmarrës në dasmën e kriminelit famëkeq serb, Arkanit, në vitin 1995, duke u bërë krushk i tij. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!