×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat e BQK-së

    Për dy muaj diaspora dërgoi 174 milionë euro në Kosovë

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 11:23

    Sipas të dhënave të fundit nga Banka Qendore e Kosovës, diaspora deri në fund të muajit shkurt ka dërguar në Kosovë 174 milionë euro, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

    Derisa vetëm në muajin shkurt, mërgata dërgoi 87.90 milionë euro.

    Njoftimi:

    ● 87.90 milionë euro, vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024
    ● 174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave
    ● 64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve
    ● 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve
    ● 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
    ● 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar
    ● 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar
    ● 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë

    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.

    Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind.

    Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me
    janarin e 2024-së.

    Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

    Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!