×
  • Lajme
  • Lajme

    Për ‘pazaret me vota’, Milaim Zeka do të intervistohet nga Prokuroria

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 16:20

    Milaim Zeka ka thënë mbrëmë gjatë një interviste se një parti ka dhënë 220 mijë euro për të blerë 6 mijë vota në Drenicë. E për këtë deklaratë, ai do të merret në pyetje nga Prokuroria.


    Prokuroria e Shtetit do ta intervistojë kryetarin e Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën, pas deklaratës së tij të mbrëmshme në T7, ku ka thënë se ka informacione që ka filluar blerja e votave në Drenicë dhe ka treguar si po bëhet kjo.

    “Milaim Zeka, do të ftohet nesër për dëgjim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për deklaratat e bëra në emisionin “PRESSING”, ku deklaron se ka informata për blerje të votave në rajonin e Drenicës”, thuhet në një përgjigje të Prokurorisë së Shtetit për Express.

    Ndërkaq, Zeka ka deklaruar se partitë e mëdha po japin miliona euro për fushatë dhe se ka filluar blerja e votave. Madje ka treguar një rast, ku sipas tij, një qytetar është kërcënuar se nëse nuk e fotografon votën, atëherë do të detyrohet të paguajë dyfish për të.

    “Partitë e mëdha janë duke i dhënë milionat në fushatë. Ka filluar edhe blerja e votave, kemi informacion. Sot për shembull e kam një informacion që i kanë thënë njërit i ke 50 euro për një votë. Në qoftë se nuk na e fotografon voton, ke me i pagu 100 euro pas datës 6”, ka thënë Zeka.

    Një rast tjetër, sipas Zekës, përfshin rajonin e Drenicës, ku një parti ka dhënë qindra mijëra euro për të blerë gjashtë mijë vota.

    “Kemi informacion nga ndërkombëtarët se një parti politike në zyrën e saj në orën 2 të natës i ka paguar 220 mijë euro me i ble gjashtë mijë vota në Drenicë”, ka thënë kryetari i PEK’ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!