×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje mes zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 15:46

    Përleshje fizike është zhvilluar sot gjatë Kuvendit Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë. Kjo për shkak të pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.


    Mësohet se përkrahësit e Safet Kamberit janë nervozuar me zgjedhjet partiake në këtë komunë ku në garë është edhe Faton Peci.

    Safet Kamberi tha për Express se nuk e di nëse aty ka pasur rrahje. Ndërsa, Faton Peci tha se pak pak do të flasë lidhur me këtë incident.

    I kontaktuar për herë të dytë, Peci, tha se nuk ka qenë në Kuvend, dhe porsa të marrë informacion do të jap prononcim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!