×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Përurohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinanit në Bajram Curr

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 15:59

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur në Bajram Curr.

    Haradinaj ka thënë se Malësia e Gjakovës si vatër e atdhedashurisë rriti luftëtarë trima.

    “Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, Heroi i Kombit, Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Tahir Sinanit në Bajram Curr.

    “Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, Tahir Sinani në Bajram Curr, po përjetësohet në bronz. Angazhimi i tij jetësor në shërbim të kombit shqiptar do të kujtohet e nderohet përgjithmonë!”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!