×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë të arrestuar për vrasjen për mezhdë në Sodovinë të Vitisë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 17:56

    Mëngjesin e sotëm në fshatin Sodovinë të Vitisë ka ndodhur një rrahje mes dy familjeve, në të cilën janë përdorur mjete të forta. Si pasojë e kësaj, një person është privuar nga jeta, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.


    Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona.

    “Për këtë rast, janë arrestuar 5 (pesë) persona, të dyshuarit B.I. dhe F.I., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Vrasje’’, ndërsa të dyshuarit I.I., I.I. dhe S.I., për shkak të veprës penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku për të njëjtit është lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Viktima e rastit M.I. (1960), është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, me ç’rast dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Edhe Policia ka njoftuar se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor mes dy familjeve nga fshati Sodovinë e Qerkezëve, Komuna Viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!