×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq-Kurtit: Tik-taku po bie për themelimin e Asociacionit

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 16:14

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se pranvera e vitit 2023 është afati për arritjen e marrëveshjes për normalizim me Serbinë.

    Sipas Petkoviqit, nuk ka kurrfarë afati për normalizim të raporteve mes Kosovës e Serbisë.

    Madje, ai thotë se afati i vetëm që po afron është ai për themelimin e Asociacionit.

    “Kurti është duke mashtruar publikun para fytyrës. Faktet janë që nuk ka kurrfarë afati të paracaktuar për normalizim të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur Petkoviq, raporton Tanjug.

    “I vetmi tik-tak që po bie është ai për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se ‘afati’ ekziston vetëm në kokën e Kurtit”, ka shtuar Petkoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!