×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullohet legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve, shkak masat kundër koronavirusit

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 12:19

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë një vendim të ri, bazuar në masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.


    Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se është pezulluar përkohësisht legalizimi dhe apostolimi i dokumenteve.

    Ndaj këtij vendimi do të kenë përjashtim vetëm rastet emergjente.

    Njoftimi i plotë i MPJD-së:

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë (Nr.01/07) për marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19 (Coronavirus), pezullon përkohësisht apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve, me përjashtim të rasteve emergjente. Ju bëjmë të ditur qytetarëve se, vlerësohen emergjente vetëm ato raste që kanë të bëjnë me shërim jashtë vendit (dëshmi mjekësore), tërminet e caktuara në ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës (dëshmi termini) dhe udhëtimet jashtë vendit drejtë shteteve me të cilat nuk janë pezulluar hyrje-daljet (dëshmi, bileta e aeroplanit dhe të tjera). Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës vlenë nga data 16 mars 2020 deri më datën 27 mars 2020. Prandaj, luten të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në marrjen e një vendimi tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!