×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në Kaçanik, Policia jep detaje

    Reporteri
    07 Mars 2021 | 22:12

    Është plagosur një person rreth orës 20:15 në fshatin Rekë të Kaçanikut.


    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

    Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, teksa Policia është në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.

    “Rreth 20:15 kemi marrë informatë se në fshatin Rekë të Kaçanikut dyshohet se një person i plagosur, policia me automjetin e ambulances ka dalur në vendin e ngjarjes, ku sipas mjekëve dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ai është dërguar për në QKUK”, tha Gashi.

    Ai shtoi se Policia është në vendin e ngjarjes duke mbledhur informata lidhur me rastin dhe në identifikimin e persona të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!