×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosje me armë zjarri në Prizren, arrestohet një person

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 15:51

    Një person është plagosur me armë zjarri në Prizren, të hënën në ora 14:30.

    Policia ka thënë se për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion, në rrugën “Xhemil Fluku” dy persona janë përleshur, derisa njëri ka shtënë me armë zjarri tek tjetri në këmbë.

    “Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

    Në vendin e ngjarjes pos njësiteve policore ka dalë edhe ambulanca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!