×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i bie “pishman”: I hiqet dënimi qytetarit që u dënua për maskë, ndonëse ishte i vetëm në veturë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 11:47

    Një qytetari i cili është dënuar për shkak se ndonëse i vetëm në veturë, nuk kishte të vendosur maskën, është marrë vendim që t’i hiqet dënimi i shqiptuar.


    Besim Kodra ka njoftuar se një komision brenda Policisë së Kosovës ka aprovuar ankesën e tij për dënimin që i ishte dhënë për mosvendosje të maskës në veturë, shkruan Reporteri.

    “Një komision brenda Policisë së Kosovës ka aprovuar KUNDËRSHTIMIN tim ndaj dënimit për mos-vendosje të maskës në veturë. Kjo për arsye se kam qenë vetëm në veturë dhe nuk kam pasur obligim mbajtjen e maskës!

    Ashtu siç e kam cekur edhe në postimin e më hershëm … Nuk mund të ketë kundërvajtje nëse nuk rrezikohet objekti i mbrojtur juridik, në këtë rast njeriu.

    Veç ta dimë ku jemi!”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se shumë qytetarë në Kosovë janë dënuar për mosmbajtje në të maskës në veturë kur ishin të vetëm, ndonëse asnjë rregullore nuk e thotë këtë. /Repprteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!