×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për ngjarjen tragjike në Gjakovë: Dy fëmijët kanë mbetur brenda shtëpisë së djegur

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 11:17
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ujz në komunën e Gjakovës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se brenda shtëpisë e cila është përfshirë nga zjarri, kanë mbetur dy persona të mitur.

    “Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)”, tha Gjurkaj për Reporterin.

    Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!