×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kalon në orar 12 orësh, shkak tensionet në veri

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 16:08

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kaluar në orar 12 orësh në mënyrë që të jenë në gjendje gatishmërie në rast të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

    Kjo ka ndodhur pasi serbët lokalë kanë bllokuar hyrjet në ndërtesat komunale në Zubin-Potok, Leposaviq e Zveçan, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objekte.

    Burime të gazetës online Reporteri.net kanë njoftuar se Policët e Kosovës nga orari 8 orësh kanë kaluar në atë 12 orësh, me qëllim që policia të jenë në gjendje gatishmërie në rast të tensionimit të situatës në veri të vendit.

    Ndryshe, gjendja e sotme në veri të vendit ka rezultuar e tensionuar ku policia për të larguar turmën e njerëzve të mbledhur është detyruar të gjuajë edhe gaz lotsjellës, teksa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

    Po ashtu, janë vendosur edhe dy kamionë me zhavorr tek ndërtesa e Komunës së Leposaviqit.

    Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë polic kanë pësuar lëndime gjatë protestave në veri, dhe se 4 vetura të policisë janë demoluar, një prej tyre është djegur./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!