×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon një 20 vjeçar që dyshohet se dhunoi seksualisht 11 vjeçarin rom që u gjet i vdekur

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 17:21

    Të enjten që shkoi  u gjet pa shenja jete 11-vjecari K.Veseli në Fushë Kosovë. Nëna e tij, Makfirja po e akuzon një person të moshës rreth 20-vjeçar për vdekjen e të birit. E policia e Kosovës tashmë është në ndjekje të të dyshuarit me inicialet S.O. Ndërkohë në shkurtin e këtij viti, viktima bashkë me nënën e tij kishin qëndruar në strehimore.

    Autoritetet  janë vënë në kërkim  të të dyshuarit pas deklaratave që nëna e viktimës i ka dhënë për mediat se një 20 vjecar ia ka dhunuar seksualisht të birin tashmë të ndjerë.

    Lajmin se  S.O. tashmë është në kërkim e ka konfirmuar për Express, prokurori kujdestar, Hivzi Bajrakari.

    “Pas deklaratës që  ka dhënë nëna e të ndjerit, policia e ka marrë informatën dhe është në ndjekje të të dyshimtit.  Jemi në kërkim të të dyshuarit për involvim në këtë rast. Policia po i vazhdon hetimet”, ka deklaruar për Express prokurori Bajraktari.

    Viktima dhe nëna e tij kishin qëndruar në strehimore

    Për shqetësimet që 11-vjecari i ndjerë po i përjetonte, nëna t tij, Makfirja, rastin e kishte lajmëruar në policinë e Kosovës. Këta të fundit Expressit dje i deklaruan se më 29 janar të këtij viti kanë pranuar informatën për një rast të keqtrajtimit seksual.

    Por pas tetë ditëve  nëna e viktimës, bashkë me tashmë të ndjerin e fëmijët e tjerë ishin strehuar në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

    Por aty, ata kishin qëndruar vetëm një ditë. Kërkesa për dalje nga Qendra strehuese sipas zyrtarëve të qendër kishte qenë e nënës së viktimës.

    “Me 7 shkurt ka ardhur, me 8 shkurt ka dalë. Nëna ka thënë se nuk e ndjenë vetën të rrezikuar. Institucionet e kanë parë të arsyeshme me e sjellë në strehimore.  Qendra për Punë Sociale dhe policia. Mezi e kanë bindur që të qëndrojë një natë në strehimore”, ka thënë për Express, Zana Hamiti, drejtoreshë në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

    Ndërkohë, pas më shumë se 2 muajve, policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar për këtë rast. Pra me 15 prill.

    “Më datën 15 prill është ngritur kallëzim penal ndaj personit te dyshuar dhe i njëjti rast është proceduar ne prokurori”, deklarojnë nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!