×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndërhynë në një shtëpi ku ishte organizuar Iftar me rreth 30 persona në Pejë

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 8:01

    Në mbrëmjen e të shtunës Polica Rajonale e Pejës është njoftuar për një organizim Iftari në një shtëpi në Pejë, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 30 ose më shumë persona.


    Me të marrë informacionin, njësitet relevante kanë intervenuar duke shpërndarë të pranishmit.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani.

    ‘Policia ka ndërhyrë në një shtëpi, pasiqë ka marrë informacion se aty janë tubuar një masë e madhe personash të ftuar në një Iftar. Nikoqir ka qenë një ish-zyrtar komunal i Pejës (emër i njohur për redaksinë). Në momentin e ndërhyrjes kemi hasur në rreth 20 persona, familjarë e miq të ftuar, në lagjen ‘Dardania’ i bie aty. Të tjerët siç duket e kanë kryer ceremoninë e ushqimit dhe janë shpërndarë. Ne e kemi bërë detyrën, i kemi shpërndarë me vërejtjen verbale. Kjo është e rrezikshme, dhe kjo nuk do tolerohet në këtë kohë kur vet institucionet si qendrore edhe lokale bëjnë thirrje që të respektohen rekomandimet dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetit.”-deklaroi zv/Drejtori Elshani.

    Tutje Elshani ka thënë se Policia do të jetë e pandalshme dhe e pamëshirshme ndaj dukurive që rrezikojnë jetën e qytetarit, në këtë kohë kur bota po lufton me virusin e panjohur.

    “Ne nuk e kemi ndërmend me u ndal kushdo qofshin këta njerëz, ish-zyrtar, ose zyrtar ose kushdo. E kemi me rëndësi jetën e qytetarëve e me veprime të tilla, pra si ky rast, pa nevojë po rrezikohet edhe shëndeti dhe jeta e policit. Duhet ti ruajmë njerëzit tonë.’-tha Elshani.

    Shtëpia e këtij ish-zyrtari, ku ka ndodhur Iftari masiv, ndodhët në përskaj tranzitit që lidh magjistralet Pejë-Gjakovë me atë Pejë-Prishtinë, rruga ‘Asllan Pushka’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!