×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti slloven nis vizitën në Kosovë, takohet me Osmanin

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 16:18

    Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka nisur vizitën e tij në Kosovë.


    Të enjten pasdite ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

    Pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.

    Për vizitën e presidentit slloven dhe takimin bilateral mes dy presidentëve dje raportoi i parti Gazeta Online “Reporteri.net”, ku më pas vizita u konfirmua për Reporterin edhe nga këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

    Për rëndësinë e vizitës së tij në Prishtinë, dje ka folur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ vetë presidenti slloven, Pahor.

    Pahor ka thënë se gëzohet që Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Samitin e javës së ardhshme, dhe se takimi i nesërm me të do të jetë për këshillues para samitit të Brdo-Brijunit.

    “Me presidenten e Kosovës dëshiroj të këshillohem para samitit të udhëheqësve në Brdo–Brijuni Process, në Brdo, më 17. 5. 2021. Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo–Brijuni”, tha Presidenti slloven të mërkurën për Reporteri.net.

    Dje gjatë ditës Gazeta Reporteri.net ka bërë të ditur që Presidenti i Sllovenisë, të enjten në Prishtinë, nuk do të takohet me Kryeministrin Albin Kurti, përveç me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

    Samiti i Brdo-Prijunit është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët Ballkanit Perëndimor e ku fokusi kryesor është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i regjionit në BE. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!