×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina sërish me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 22:32

    Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 3.064, ndërsa qyteti me numrin më të madh të rasteve çdo ditë po rezulton të jetë Prishtina, shkruan Reporteri.net.


    Edhe sonte Prishtina prinë me numrin më të lartë të të infektuarve.

    Sipas njoftimit të IKSHPK-së Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 225 mostra, prej të cilave 73 kanë rezultuar pozitive.

    “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, ka njoftuar IKSHPK.

    Numri total i rasteve pozitive 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!