×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD-ja dorëzon në Prokurori kallëzim për pagesën prej 5 euro shtesë për veturat

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 15:46

    Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal kundër pagesë shtesë prej 5 euro me rastin e regjistrimit të veturave.


    Krejt kjo ngase nga një shtatori qytetarët do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tiketën ngjitëse.

    Kjo pasi ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova”, ka nënshkruar marrëveshje më qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

    Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj tha se marrëveshja është në dëm të qytetarëve dhe se Qeveria duke favorizuar bizneset po bën vepër penale.

    “Një tiketë e tillë është zhvatje ndaj të mirave materiale të Kosovës. Kjo Qeveri po favorizon bizneset e mëdha private, ka vepër penale në këtë rast”.

    Kurse Dren Kukaj, tha se rrjedha procedurale e marrëveshjes përbën keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se komplet marrëveshja është e panevojshme dhe e dëmshme.

    Prandaj ai i ka bërë thirre Prokurorisë ta hetojë këtë rast, raporton EO.

    “Marrëveshja inkriminon Hysen Durmishin, rrjedha procedurale që i ka parapri kësaj marrëveshje ka keqpërdorime. Vet marrëveshja është e panevojshme, sepse qytetarët detyrohet të paguajnë”.

    “…është krijuar një monopol abuziv. I bëjmë thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore. Marrëveshja është dëmshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!