×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndron Kastrati: Jetoj në një shtëpi me qera

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 21:23

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur në REPORTERI/INTERVISTA edhe për jetën e tij private.


    Ai ka thënë se është lindur dhe rritur në Prishtinë, por se nga koha kur është zgjedhur kryetar i Kamenicës jeton në këtë qytet në një shtëpi me qera.

    “Jam lindur dhe rritur në Prishtinë, por vijmë nga fshati Hogosht. Qytetarët e Kamenicës kanë pasur një respekt të veçantë për familjen e prindin tim, dhe unë me atë që di dhe mundem po mundohem me kontribuar për këtë vend, se nga këtu e kam prejardhjen. Jetoj aktualisht në Kamenicë prej që jam zgjedhur kryetar, në lagjen ‘Iliria’ në një shtëpi me qera. Vikendeve shkoj në Prishtinë, ku e kam edhe familjen”, ka thënë Kastrati në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se ndihet i përmbushur nëse arrinë të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë.

    “Nuk duhet me synu të krijohet pasuri e beneficione për vete, por ndihem i përmbushur nëse kontribuojë për shoqërinë dhe zhvillimin e vendit”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!