×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK-ja e stërngarkuar: 901 kosovarë të shtrirë nga COVID-i, 13 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 17:51

    Spitalet e Kosovës janë mbushur me të prekur nga COVID-19.


    Në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, aktualisht po trajtohen 901 pacientë me koronavirus.

    Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 13 nga ata janë me respiratorë.

    Ndërkaq 632 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë janë regjistruar 609 raste të reja me koronavirus dhe 13 viktima.

    Kurse në spitale të tjera në Kosovë po trajtohen 618 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!