Një qytetare në Pejë ditën e sotme ka dorëzuar në polici një çantë të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas njoftimi të policisë, në çantë ndodheshin 480 franga zvicerane, 100 dollarë amerikan, 93 euro si dhe një zingjir ari e dokumente personale.
Poashtu bëhet e ditur se çanta i është kthyer qytetarës që e kishte humbur.
Komunikata:
Qytetarja dorëzon Çantën dhe kuletën me të holla në Polici
Pejë, 08 Maj 2024
Me datën 08.05.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetarja K. B. e cila ka sjellë një Çantë krahu të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç në Pejë. Në Çantë ishte një kulet me të holla dhe dokumente personale:
– Katërqind e tetëdhjetë (480) franga Zvicerane.
– Njëqindë (100) dollar Amerikan.
– Nëntëdhjetë e tri (93) Euro.
– Një (1) zingjir ari dhe
– Dokumente personale.
Të gjitha gjerat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).
Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.