×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qyteti i Spider-Man” – në Fushë Kosovë mund të kërcesh nga një ndërtesë në tjetrën

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 8:54

    Për shkak të afërsisë që ka Komuna e Fushë Kosovës me Prishtinën, ka bërë që shumë banorë nga vende të ndryshme të Kosovës të vendosen në këtë komunë dhe të blejnë banesa për arsye të çmimit më të ulët.


    Kjo ka ndikuar që kjo komunë të shndërrohet në kaos urbanistik.

    Ndërtimet e larta pa kritere janë një ndër problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Komuna e Fushë-Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ndonëse ekzistojnë lejet ndërtimore, në shumë raste ato nuk i plotësojnë disa nga kriteret e përcaktuara me ligj.

    Ndërtesat shumëkatëshe në të shumtën e rasteve janë ndërtuar ngjitur me njëra-tjetrën, ku pa pikë problemi mund të dilni nga një ballkon në ballkonin e fqinjit.

    Ndryshe, banorët shpeshherë janë shprehur të shqetësuar me këto ndërtime pa kritere, sepse siç thonë ata, në banesat e tyre më nuk po mund ta shohin diellin me sy./Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!