×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama s’lejon gazetarët nga Kosova t’i bëjnë pyetje Merkelit

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 16:09

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i ka lejuar gazetarët e Kosovës që t’i drejtojnë pyetje kancelares Angela Merkel.


    Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës Enis Reçica.

    Reçica tha se në konferencë kanë qenë gazetarët e gjashtë mediave nga Kosova dhe për 40 minuta kanë kërkuar fjalën për t’i bërë pyetje kancelares Merkel, por që thotë se një gjë e tillë nuk iu është lejuar.

    “Në këtë video është dora ime, dhe e dy kolegëve të tjerë nga mediat kosovare. E kërkuam fjalën që nga fillimi i konferencës mes Kancelares Angela Merkel e Edi Rama. Ishte e kot, as pas 40 minutave të konferencës nuk na u dha fjala, të 6 mediave nga Kosova (sa ishim prezente e të akredituara) që t’i bëjmë ndonjë pyetje kancelares gjermane.Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!