×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i fundit në Ferizaj, nga kontakti direkt me Klinikën Infektive

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 23:05

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar sonte se janë konfirmuar 11 raste të reja me coronavirus, e veç 2 janë shëruar.


    Një rast pozitiv ka rezultuar edhe në Ferizaj. E kjo komunë, përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare ka dhënë detaje.

    Ky është postimi:

    Një rast i ri i infektuar me COVID-19 në Ferizaj

    Ndonëse lakorja e virusit COVID-19 po shënon rënie, mbeten prapë raste aktive në vend. Nga njoftimet e fundit të IKSHPK-së njoftohet se kemi edhe një rast të ri me COVID-19 në Ferizaj, ndonëse mostra nuk janë marr në Ferizaj, e rasti i fundit nga informatat preliminare është i kontaktit direkt me Klinikën Infektive.

    Bashkëqytetarë, qëndroni në shtëpi! Kanë mbetur edhe pak ditë për ta mundur përfundimisht këtë virus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!