×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Rizvanolli: Vendi ka kaluar në meritokraci të thellë, nga minusi kaloi në plus

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 23:35

    Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, në emisionin DPT te Fidani, tha se vendi tashmë ka kaluar në “meritokraci të thellë”, përcjell Reporteri.net.

    “Nga minusi kemi kaluar në plus. Gjatë qeverive të kaluara, humbjet kanë arritur deri në 48.7 milionë euro në vit. Veç një vit prej 2015 e këndej, veç një vit ka qenë me fitim edhe atë 2.1 milionë euro. Tash është deri në 50 fish më i lartë. Në vitin 2021 ka qenë 21 milionë euro fitimi. Më 2022 ka qenë 101 milionë dhe më 2023 kemi vetëm shifrat preliminare është rreth 21 milionë”, u shpreh ajo.

    Rizvanolli, ka përmendur si arritje të Qeverisë së Kosovës rikthimin e siç u shpreh ajo, të fuqishëm të Telekomit të Kosovës.

    “Ka filluar me vrull edhe investimet”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!