×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet çmimi për të shkuar në Haxh, sivjet do të jetë 6 mijë e 350 euro

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 11:47

    Çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit është vendosur  të jetë 6 mijë e 350 euro.

    Ky çmim është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të mbajtur gjatë ditës së sotme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Aty potencohet se ky çmim është vendosur bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite e aviotransportit.

    Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro.

    Vitin e kaluar, Kosova u rendit në top 15-shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në Haxh për vitin 2022.

    Haxhi kryhet brenda dhjetë ditëve të muajit Dhul Hixhxhe të kalendarit islam. Dhe është një nga pesë shtyllat e islamit, pas besimit, namazit, zeqatit e agjërimit të Ramazanit. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!