×
  • Lajme
  • Lajme

    Selakoviq: Serbia s’e shkel marrëveshjen e Washingtonit, por s’jemi vëzhguese memece

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 17:12

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, deklaroi sot se Serbia po i përmbahet detyrimeve të saj nga marrëveshja e Washingtonit të nënshkruar në 4 shtator të vitit të kaluar.


    Megjithatë, Selakoviç theksoi se nëse të tjerët nuk i përmbahen këtyre detyrimeve, atëherë as Serbia nuk do të jetë “kukull voodoo” dhe “vëzhguese memece”.

    Në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me homologun e tij maqedonas, ministrin shqiptar Bujar Osmani, ai komentoi pretendimet e mediave atje se pesë vende në botë janë të gatshme ta tërheqin vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    I pyetur nëse kjo do të thotë që Beogradi do ta vazhdojë fushatën në luftën për çnjohjet, sepse Prishtina po vazhdon aktivitetet e lobimit në nivelin global për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, gjë e cila ishte pezulluar nga marrëveshja e Washingtonit.

    Tutje Selakoviq tha se Serbia po vepron si partner dhe shtet i besueshëm, ndërsa shtoi se duhet t’i përmbahen asaj që është rënë dakord, “që do të thotë se nuk jemi dikush që shkel marrëveshjet”.

    “Ne jemi duke iu përmbajtur detyrimeve tona nga marrëveshja e Washingtonit, megjithatë, nëse të tjerët nuk u përmbahen atyre, nuk duhet të presim që të jemi vetëm një kukull voodoo dhe një vëzhgues memece”, tha shkurtimisht Selakoviq.

    Ai shtoi se Beogradi i jep përparësi absolute dialogut si mënyrë për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, si çështjet e brendshme ashtu edhe ato rajonale me interes për Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!