×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi skeptik: Liberalizimi vizave vështirë para 2024’ës, nëse jo kurrë

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 14:59
    Ish-ministri kosovar i jashtëm. Petrit Selimi

    “Duket që s’ka gjasa që kosovarët të udhëtojnë lirshëm deri para 2024’ës, nëse jo kurrë”.

    Kështu ka konstatuar ish-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, përmes një cicërime në Twitter referuar raportimeve të djeshme për “vërejtjet” e Spanjës dhe Suedisë ndaj propozim të presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Por, një gjë e tillë, s’po ia hedh Selimit. Ai ka një shpjegim tjetër për këtë.

    “Liberalizimi i vizave është bërë një lloj e pistë e Whac-A-Mole*. Mu atëherë kur Franca ndalon së bllokuari procesin, Suedia dhe Spanja nisin të bllojnë procesin, pavarësisht asaj se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet”.

    *Whac-A-Mole: Përdoret si referencë ndaj një situate ku përpjekjet për të zgjidhur një problem bëhen pjesë-pjesë ose sipërfaqësisht, duke rezultuar vetëm në përmirësime minore ose të përkohshme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!