×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi i arrestuar për vrasje në Mal të Zi fshihej pas një identiteti të rremë në Kosovë

    Reporteri
    24 Maj 2023 | 21:42
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Shtetasi serb Srđan Jurisheviq, është arrestuar sot në Kosovë nën dyshimin se ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal në Mal të Zi.

    Sipas policisë, Jurisheviq fshihej me identitet të rremë në territorin e Kosovës dhe në të dhënat operative të Drejtorisë së Policisë, konsiderohet si pjesëtar i grupit të organizuar kriminal, raportojnë mediat malazeze, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Jurisheviq dyshohet se në vitin 2020, së bashku me persona të tjerë, është bërë anëtar i një organizate kriminale, e cila kishte planifikuar vrasjen e Nikolla Stanishiqit.

    Ai dyshohet se mori pjesë në organizimin e vrasjes, si dhe eliminimin e gjurmëve të kësaj vepre penale.

    “I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse”, njoftoi sot policia. /Reporteri.net/.

    Arrestohet serbi në Gjilan, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje të rëndë në Mal të Zi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!