×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheholli: Një deputet i Serbisë, merr rrogë në Kosovë si këshilltar politik

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 23:13

    Serbët që nuk jetojnë dhe nuk punojnë në Kosovë, marrin nga buxheti i Kosovës, 1 milion e 300 mijë euro.


    Kështu ka thënë drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli në RTV Dukagjini, ku ka prezantuar disa të dhëna nga një hulumtim që ky institucion ka bërë me serbët në Kosovë.

    Sipas këtij hulumtimi, nga buxheti i Kosovës, paguhet edhe një deputet i Parlamentit të Serbisë, në cilësinë e këshilltarit të krytarit të Graçanicës.

    “Kemi hasur se një deputet i SPS në Parlamentin e Serbisë është këshilltar i kryetarit të Graçanicës. Ai merr rrogën nga buxheti i Republikës së Kosovës por njëkohësisht merr rrogën e tij edhe nga Serbia”, tha Sheholli.

    Ky hulumtim do të prezantohet në detaj para opinionit pas disa ditësh në një konferencë të veçantë për media.

    Sheholli ka thënë se nga ky hulumtim është vërejtur se në vitin 2001 koalicioni serb “Povratak” ka pasur 22 deputetë në Kuvendin e Kosovës, por kanë marrë vetëm një ministri.

    Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike shton më tej se asnjë nga komunat serbe në Kosovë nuk respekton simbolet e Kosovës, por thotë se ka disa stacione policore që respektojnë simbolet shtetërore të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!