×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkimi i rektorit të UP’së, LDK: Politika ndërhyri në institucionet arsimore

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 18:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në universitetin publik, që pasuan me shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

    Për LDK-në, shkarkimi i Sahitit është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore.

    “Nën ndikimin e partisë në pushtet, Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” e shkarkoi sot rektorin i këtij universiteti, Prof. dr. Naser Sahitin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore”.

    LDK thotë se këtij “akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin” i ka paraprirë “kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të kontestuar”.

    Partia opozitare shton më tej se Këshilli Drejtues i UP-së “ekzekutoi sot sheshazi kërkesën politike të Qeverisë për të instaluar rektor të dëgjueshëm të pushtetit në UP”.

    “Efektet e ushtrimit të ndikimit dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe funksionimin institucional”.

    LDK thotë se çdo ndërhyrje politike në këtë universitet është i pafalshëm.

    Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se respektimi i autonomisë së universitetit është kusht për të siguruar integritetin dhe cilësinë e arsimit të lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!