×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shkëmbimi i territoreve”, Escobar për Reporteri: Marrëveshja finale u takon Kosovës dhe Serbisë, ShBA-të nuk imponojnë

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 19:36

    I dërguari i posaçëm i Presidentit Biden, Gabriel Escobar, në intervistën ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net, ka folur edhe rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    I pyetur nëse mund të rikthehet ky opsion, Escobar në intervistën e tij të parë për një media në Kosovës, për Reporteri.net, ka deklaruar se ShBA nuk imponojnë kushtet dhe parametrat e marrëveshjes përfundimtare.

    “Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane”, tha Escobar për Reporteri.net.

    Në intervistën ekskluzive, Escobar ka treguar së së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të qëndrojë në Prishtinë, Beograd e Bruksel ndërmjet datave 31 janar – 4 shkurt.

    Lexojeni të plotë intervistën e Zëvendësndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, dhënë ekskluzivisht për Gazetën Online Reporteri.net…

    Gabriel Escobar për Reporteri: ‘Status quo’ në Dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin – Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

    Gabriel Escobar for Reporteri.net: ‘Status quo’ in Dialogue is emptying Kosovo – Association does not violate sovereignty

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!