×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Menaxhimi i coronavirusit po shkon drejtë humbjes së kontrollit

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 18:22

    Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK vlerëson se menaxhimi i Pandemisë COVID – 19 po shkon drejtë humbjes së kontrollit!


    Përmes një njoftimi thonë se vdekja e 12 pacientëve dhe konfirmimi i 178 rasteve të tjera të infektuara brenda 24 orëve tregon më së miri që institucionet shëndetësore nuk po arrijnë të menaxhojnë fluksin e pacientëve.

    “Sipas raportimeve të mediave, 4 nga 12 pacientët e vdekur kanë ndërruar jetë si rezultat i problemeve me Oksigjen. Kjo mbetet të vërtetohet nga institucionet përgjegjëse. Megjithatë, kujtojmë se një problem i ngjashëm ka bërë që ish-Drejtori i SHSKUK – së të jap dorëheqje. Duke e parë që një problem i tillë nuk është rregulluar edhe pas 3 viteve ne konsiderojmë se pesha e përgjegjësisë është edhe më e madhe. Prandaj kërkojmë nga Drejtori i SHSKUK – së që të jap dorëheqje nga pozita, ose të shkarkohet nga Bordi i SHSKUK – së. Jeta e pacientëve nuk duhet të jet kundërvlerë e e çfardo pozite, por kjo duhet të bëhet për arsye morale dhe t’i jep hapësirë një hetimi të pavarur dhe një satisfaksion moral për familjarët e viktimave”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, ShDPK konsideron se masat e lirimit kundër COVID – 19, të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë kontribouar në një situatë ku gjendja bëhet e pa menaxhueshme!

    “Kalimi nga masa rigoroze në masa tejet liberale pa u ngritur kapacitetet spitalore, ka kontribouar që institucionet të vijnë në prag të kolapsit. Është a pa shpjegueshme që në kohën kur rriteshin rastet e konfirmuara me COVID 19 masat preventive liroheshin edhe më shumë! Edhe më vështirë e shpjegueshme është reduktimi i gjurmimit të kontakte të personave të prekur me Covid 19. Publiku nuk u informua asnjëherë se pse kishte disproporcion të rritjes së numrit të rasteve, lirimit të masave dhe reduktimit të testimeve, edhe pse ishin premtuar testime masive:, thuhet më tej.

    “Të vlerësosh se rekomandimet do të zbatohen nga qytetarë të cilët për 20 vite nuk kanë marrë edukim shëndetësor është një iluzion! Aq më tepër kur mbikëqyrja e respektimit të masave ka qenë minimale.

    Siç është thënë shkarazi, lirimi i masave është bërë për “shëndetin e ekonomisë”. Të vësh në peshore shëndetin publik si kundërvlerë e “shëndetit të ekonomisë” është qasje skajshmërisht e gabuar. Por, përkundër kësaj vërehet që vendi po kthehet në pikën zero ku “shëndeti i ekonomisë” dhe ai publik do të jenë seriozisht të rrezikuar”, thuhet në fund. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!