×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti: Këtë vit, Prishtina do t’i blejë edhe 30 autobusë, 6 prej tyre elektrik

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 18:44

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këtë vit Komuna do t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj, për transportin publik.


    Ahmeti ka shkruar në Twitter se gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë, sipas marrëveshjes me BERZH-in.

    “Këtë vit Prishtina do të blejë edhe 30 autobusë të tjerë për transportin publik. Gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë sipas para-marrëveshjes me BERZH. Sot ne gjithashtu prezantuam stacionet e para të karikimit për makinat elektrike me PCB. Parkimi do të jetë falas për makinat elektrike”, ka shkruar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!