Ish- kryeministri Sali Berisha ka përcjellë këtë të enjte në denoncim në rrjetin social, ku nën akuzë vihet djali i njërit prej drejtorëve të të majtëve në pushtet në zonën e Lezhës.
Denoncimi vjen nga një qytetar i cili sqaron se djali i Bardhok Frrokut është kapur me kanabis në makinë ditën e djeshme. Frroku është drejtor rajonal në Lezhë i vendosur në pozicion prej qeverisë.
Shtepite e pushtetit shtepi droge!
Djali i drejtorit transportonte droge. Thuhen vetem inicialet, mbahen sekret lidhjet me pushtetin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
Pershendetje dr doja te ju informoj se Kapet me kanabis në makinë djali i një nga drejtoret e rendesishem të Rilindjes në Lezhë. Eshte kapur me janabis personi me inicialet Xh.F, 22 vjeç, djali Bardhok Frrokut drejtor rajonal në Lezhë. Theksojme se Bardhok Frroku ka dhe të i shoqen të emruar në një pozicion të rendesishem në degen e Thesarit po në Lezhë. Klanet e rilindjes në Lezhë janë në luftë me njeri tjetrin për kapjen e sa me shumë pushtet dhe zona të mbjelljes se droges dhe kanë filluar të dekonspirojne njeri tjetrin. Droga vjen nga zona e Kashnjetit ku nga burime të sigurta janë të implikuar edhe shumë pushtetar të tjere të rendesishem të rilindjes.