×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Ça ka nai gjo anej”: Rama nxjerr foton i ulur në trotuar në Bruksel

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 16:51

    Kryeministri Edi Rama fluturoi këtë të hënë drejt Brukselit, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të BE për integrimin e Shqipërisë dhe krizën e pandemisë së koronavirusit.


    Pas konferencës për media me dy zyrtarët e lartë të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Rama ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet duke folur në telefon.

    Përbri fotos, Rama shkruan “Alo! Ca ka nai gjo anej? Bruksel”.

    Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh sot ndonëse sfidat për Shqipërinë janë panumërta, kjo për shkak të pandemisë që ka përfshirë botën por edhe tërmetit që goditi vendin më herët, ajo ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

    “Para pandemisë Shqipërisë iu desh të përballet me një tërmet të fortë. Sfidat janë të panumërta në Shqipëria e ne shohim se po jep rezultate e po mban premtimet që ka bërë dhe po përmush kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

    Jo vetëm ka mundur ta bëjë këtë por ka dhënë rezultate në fushën e të drejtës e fusha të tjera. Kriteret janë përmbushur për konferencën e parë. Gjithcka është përmbushur dhe jemi gati për konferencën e parë ndërqeveritare.” tha Varhelyi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!