×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasan, dezinfektohet zona ku jetonin tre personat e dyshuar me koronavirus

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 9:13

    Bashkia e Elbasanit ka bërë dezinfektimin e zonës ku dyshohet se janë edhe 3 rastet e reja me koronavirus.


    Është bërë dezinfektimi i pallatit dhe ambienteve të brendshme.

    Mbrëmjen e djeshme u raportua për një grua 52 vjeçare dhe 2 vajzat e saj 22 dhe 25 vjeç.

    Raportohet se 52-vjeçarja është punonjëse e një banke të nivelit të dytë.

    Dyshohet se gruaja dhe dy vajzat janë infektuar nga kontakti që kanë patur me një 62 vjeçare.

    Për konfirmimin do të duhet të presim rezultatet e analizave nesër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!