Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në zonën e njohur si “brryli” në Tiranë.
“Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.