Ndotja e lumit Osum në Berat, duket se nuk ka shqetësuar vetëm kryebashkiakun Ervin Demo dhe vartësit e tij që kanë përgjegjesinë të gjejnë e ndëshkojnë fajtorët.
Uji mbetet i zi dhe kafshët e ngordhura në shtratin e lumit janë dëshmi e dështimit të institucioneve.
Uji i Osumit për të dytën ditë radhazi ishte i zi. Delja e ngrordhur qëndron në shtratin e lumit si dëshmi se bashkia e Beratit ende nuk ka marrë asnjë masë për krimin mjedisor.
Sipas Ligjit, Bashkia është përgjegjëse për identifikimin dhe ndëshkimin e ndotësve të Osumit.
Por kjo nuk ka ndodhur, të paktën zyrtarisht.
Drejtoria e Mjedisit pranë këtij institucioni duket se nuk funksionon, edhe për shkak është pa titullar.
Kryebashkiaku, Ervin Demo, po ashtu duket i pa shqetësuar nga fenomeni i ndotjes së Osumit.
Tregues është fakti që qyteti po përballet prej 48 orëve me këtë situatë, dhe asnjë institucion nuk është vënë në lëvizje.
Burim i ndotjes së lumit Osum dyshohet të jenë fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj, sikurse edhe derdhja e ujërave të zeza të qytetit.
Fenomeni është i vjetër, por dështimi i institucioneve për të zbuluar dhe ndëshkuar fajtorët bën që të përsëritet.