Kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër këtë të enjte nisjen e procesit të vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç në Lezhë.
Së bashku me kreun e qeverisë, ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila, duke folur për procesin e vasinimit, tregoi se në 15 mars do të vijë dërgesa tjetër për rreth tetë mijë vaksina nga “Pfizer”.
Manastirliu deklaroi se me ardhjen e vaksinave të AstraZeneca, do të fillojë vaksinimi i mësuesve.
Deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur 32,760 vaksina Pfizer, ndërsa do të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me Pfizer dhe nëpërmjet instrumentit COVAX.