×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha: Shqipëria vendi me më shumë vdekje e infeksione në botë

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 23:11

    Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh e situata me Covidin është e paralajmëruar dhe shtoi se ne kemi numrin më të lartë të vdekjeve e infeksioneve për 1 milionë banorë.


    “Gjithçka që po ndodh është kronikë e një drame të paralajmëruar. Dy javë më parë kam shkruar dy shënime që ne po kryesojmë botën për infeksione në ditë. Sot mediat publikuan raportin e universitetit Hopkins se ne jemi të parët në botë për numrin e të infektuarve në botë për 1 milionë banorë”.

    “Kjo e shoqëruar me vdekjet më të larta në botë për 1 milionë banorë, vjen nga keqmenaxhimi i pandemisë. Nuk them se nuk do të kishim vdekje të shumta dhe raste infeksione, por e them me përgjegjësi se vendi ynë, me një menaxhim të përgjegjshëm nuk do ngjitej kurrë në krye të listës botërore për vdekje e për infeksione”, ka deklaruar ai për RTV Ora news.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!