×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria nesër hapë Xhamitë dhe Kishat

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 12:26

    Nesër do të jetë një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët. Institucionet e kultit do të mirëpresin besimtarët.


    Ndërkohë kjo ditë përkon me festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë dhe janë ftuar të gjithë besimtarët të falen në xhami por duke respektuar distancimin fizik dhe rregullat e higjienizuese.

    Ne Shkoder pas kryerjes së faljeve nga ora 09:00- 10:00 Myftinia e Shkodrës do të hapë dyert për të pritur vizita.

    Edhe arqipeshkvi Shkodër- Pult, Imzot Angjelo Masafra ka organizuar një mbledhje për të marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Do të ruhet distancimi fizik 1.5 metra për cdo besimtar, dhe higjienizuesit do të vendosen në hyrje të kishës.

    Është e ndaluar vendosja e ujit të bekuar në hyrje të kishës dhe dhënia e dorës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!