×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot feston 75 vjetorin, Berisha: Po jetoj pranverën e dytë

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 10:48

    Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 75-vjetorin e tij të lindjes, e dekadën e tij të fundit, që do të duhej të ishte një vjeshtë, e konsideron një pranverë të dytë.


    Berisha ka zgjedhur që përmes fotos me bashkëshorten e tij, të falenderojë të gjithë njerëzit që e kanë uruar dhe e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij politike.

    Postimi i Berishës:

    Sot 75 vjeç!

    Miq, sot 75 vjeç!

    E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.

    Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

    Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!