×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë, kapen dy hajdutët e makinave

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 18:02

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vjedhjen e disa makinave. Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit” u vunë në pranga shtetasit D. D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.


    Policia thotë se në momentin e ndalimit qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M. Dy personat po e çonin makinën në Pukë.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se dy shtetas nga veprimet e kryera në rrugën “Palok Kurti”, Tiranë dyshohet se po tentonin të vidhnin një automjet, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Shtëtitësit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht:

    Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.

    Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.

    Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.

    Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!