×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Sot ngrohtë, temperaturat shkojnë deri në 23 gradë

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 7:13

    Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e premtë në vend. Më vonë pasdite mund të kalojnë vranësira shtresore të larta. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, e maksimalet shkojnë deri në 21C e 23C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-7m/s.

    Në fundjavë pritet të kemi mot edhe më të ngrohtë, me më shumë intervale me diell dhe temperatura deri në 23C e 24C, njofton Prishtina Weather.

    Herë herë kalojnë edhe vransira, por që nuk paraqiten kushte për të reshura. Temperaturat vazhdojnë rritjen deri në 25C ditën e parë të prillit, apo edhe 26C lokalisht.

    Tek të martën orëve të mëngjesit shfaqen kushte për reshje kalimtare shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin lehtë në 19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!