×
  • Lajme
  • Lajme / Insektet ujore

    Speciet e insekteve të zbuluara në Kosovë, në rrezik nga zhdukja

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 11:04

    Potamophylax kosovaensis, specie e insekteve e zbuluar së fundmi në Kosovë, rrezikon të zhduket.

    Në vitet e fundit, profesori Halil Ibrahimi dhe ekipi i tij kanë treguar për disa lloje të reja të insekteve ujore të njohura si bioindikate të ekosistemeve të ujërave të ëmbla. Studimi i tyre është publikuar edhe në revistën “Biodiveristy Data Journal”.

    ScienceX është rrjet i uebfaqeve që merren me shkencë, teknologji dhe hulumtime mjekësore. Edhe ky artikull për insektet e reja në Kosovë është shkruar në faqen e këtij rrjeti.

    Kjo revistë shkruan se festa për zbulimin e këtyre specieve është zbehur nga shqetësimet se tashmë konsiderohen të rrezikuara nga zhdukja, sipas kritereve të përcaktuara nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Ky klasifikim flet për nevojën urgjente në ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre specieve.

    Speciet janë zbuluar në zonën e Lumit Llap, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Sipas faqes, kjo pjesë e Kosovës ka rëndësi të madhe ekologjike sepse jetojnë disa organizma ujorë.

    Fatkeqësisht, këto insekte të ujërave të ëmbla po përballen me kërcënime të paprecedentë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit. Presionet antropogjene, si ndotja e ujit, mbeturinat dhe ndërtimi i hidrocentraleve, paraqesin rreziqe të menjëhershme për mbijetesën e tyre.

    Degradimi i habitateve të tyre jo vetëm që rrezikon ekzistencën e tyre, por edhe dëmton shëndetin dhe integritetin e të gjithë ekosistemeve të ujërave të ëmbla.

    Profesor Ibrahimi thekson rëndësinë e veprimit urgjent për të zbutur këto kërcënime dhe për të ruajtur këtë ekuilibër delikat të biodiversitetit të ujërave të ëmbla.

    “Zbulimi i Potamophylax kosovaensis shërben si një kujtesë e fortë e brishtësisë së ekosistemeve tona të ujërave të ëmbla”, ka thënë ai.

    “Ne duhet t’i japim përparësi përpjekjeve për të mbrojtur këto habitate dhe speciet e paçmuara që ato strehojnë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!