×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri paralajmëron të tjera gjoba për partitë të cilat po mbajnë tubime në Prishtinë

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 11:11

    Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka paralajmëruar të tjera gjoba për partitë politike të cilat po mbajnë tubime publike në kohë pandmie duke mos respektuar masat anti-COVID.


    Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se fundjava që lamë pas ishte një fundjavë ‘e gjallë’ me plot tubime partiake në stilin ‘S’ka virus’ – ‘Bravo Lab’, shkruan Reporteri.net.

    “Për n’Prishtinë, sot i marrin përgjigjet!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se më parë janë shqiptuar gjoba në vlerë nga 2 mijë euro për parti LDK (2 herë e gjobitur), AAK dhe Nisma.

    Ky është postimi i plotë i Tahirit:

    Fundjavë “e gjallë”, me plot tubime partiake, në stilin #skavirus #bravoLab.

    Për n’Prishtinë, sot i marrin përgjigjet!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!