×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimet në Amerikë, “Lugina në agjendën e Washingtonit”

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 11:42

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe përfaqësues të tjerë politikë nga nga Lugina e Preshevë kanë qëndruar në SHBA.

    Atje është diskutuar çështja e shqiptarëve të Luginës. Sipas, Mustafit, Lugina është në agjendën e Washingtonit.

    “Lugina patjetër në agjendën e Uashingtonit! Aty është adresa: Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi, Lobi Shqiptaro-Amerikan, japin zgjidhje. Gjithëpërfshirje. Reciprocitet e simetri. Më të fortë e optimist”, shkroi ai në Facebook.

    Ai ka renditur takimet që zhvilluan, nisur nga ai me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!