×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi mirëpret vendimin e Kushtetueses: Të mos humbet kohë me formimin e Qeverisë së re

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 22:54

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pasi Kushtetuesja vendosi në favor të tij lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të Kosovës.


    Thaçi ka thënë se vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike në vend, shkruan Reporteri.

    Reagimi i plotë:

    E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

    Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

    Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!