×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyerja e parë në qeverinë Kurti, zv.kryeministri Hoti dhe ministrat e LDK’së s’pajtohen me ata të VV’së

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 17:21

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë vërejtur shumë mospajtime në mes të partnerëve qeveritarë VV-LDK. Këta të fundit nuk e kanë mbështetur një vendim të qeverisë, të propozuar nga ministri i Financave, Besnik Bislimi, për ta refuzuar kërkesën e KQZ’së për mëditje për stafin e KQZ’së dhe PZAP’së gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë.


    Propozimi i ministrit Bislimi është kundërshtuar nga zv.kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se qeveria duhet të votojë dhe të miratojë kërkesën e KQZ’së ashtu siç ka ardhur në qeveri, dhe pastaj ministria e Financave të e mbikqyr me përpikri se si po shpenzohet ai buxhet, por jo të mos u miratohet kërksa për mëditje.

    Këshilla e zv.kryeministrit Hoti, nuk është marrë parasysh nga ministri Bislimi, i cili ka insistuar se qeveria duhet të miratojë buxhetin e kërkuar nga KQZ për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, vetëm për mallra dhe shërbime, por jo edhe për mëditje. Ai ka thënë se nuk do të lejojë që paratë e taksapaguesve kosovarë të keqpërdoren duke kërkuar mëditje deri në 60%, kërkesë të cilën e ka cilësuar si skandaloze.

    Pas hedhjes në votim të propozimit të ministrit Bislimi, i cili vjen nga VV, votën pro që të i refuzohen mëditjet KQZ’së, ja kanë dhënë vetëm ministrat që vijnë nga VV, dhe ministri Lumir Abdixhiku i LDK’së. Ndërsa, ministrat tjerë të partisë së Mustafës, kanë abstenuar, duke mos i dhënë përkrahje propozimit të ministrit Bislimi. Bile gjatë votimit vërehet një paqartësi te ministrat e LDK’së se si duhet të votojnë. Kjo vërehet më shumë te ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, i cili fillimisht e ngrit dorën deri në gjysmë për të votuar pro propozimit të ministrit Bislimi, e më pas kur e sheh që ministrat tjerë të LDK’së nuk po e mbështesin me votë këtë propozim, edhe ai e ul dorën. Më pas ministri Mustafa e ngrit dorën për të abstenuar në këtë vendim, njejtë sikurse zv.kryeministri Hoti dhe ministrat tjerë të LDK’së, përjashto këtu vetëm ministrin Abdixhiku i cili votoi në linjë me ministrat e VV’së. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!